Volumi i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019, por edhe për shkak të trefishimit në treg të çmimit të hekurit pas agresionit rus në Ukrainë, bënë që vlera e importeve të materialeve të ndërtimit të rritet ndjeshëm.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 7.3 %.
Në vlerë, importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve për këtë periudhë llogariten 26.5 miliardë lekë nga rreth 15 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2021-shit.
Në vitin 2021 llogariten 111.8 miliardë lekë, nga 78.2 miliardë lekë që ishin në 2020-ën.
Nga Italia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-mars të këtij u importuan rreth 6.2 miliardë lekë materiale ndërtimit dhe metale, ndërsa nga Turqia rreth 11.5 miliardë lekë.