Në vigjilje të Pashkëve Arqipeshkvi i Doqezes Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin e tij drejtuar mbarë besimtarëve katolikë të Shqipërisë e Kombit.

Pasi u ndal fillimisht në lutjen për paqe në këtë periudhë lufte që po përjetojnë Europa, Imzot Dodaj bëri thirrje shqiptarëve për të mos e braktisur vendin dhe për të jetuar me pastërti dhe jo në korrupsion.