Inflacioni i çmimeve të konsumit në Britani arriti nivelin më të lartë në tre dekada muajin e kaluar.
Norma vjetore e inflacionit u rrit në 7.0% në mars nga 6.2% në shkurt. Kjo është norma më e lartë e shënuar që nga marsi i vitit 1992 dhe më shumë se sa pritej nga shumica e ekonomistëve.
Familjet po përballen me vështirësinë më të madhe të kostos së jetesës që nga fillimi i regjistrimeve të statistikave financiare në vitet 1950 dhe tejkalimi i inflacionit është një lajm i keq edhe për qeverinë, e cila po përballet çdo ditë me presionin inflacionist. https://edition.cnn.com/2022/04/13/economy/uk-inflation-march/index.html