Instituti i Gjeoshkencave ka sqaruar sot se përse gjatë tërmetit të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë u raportua një magnitudë e lartë dhe më pas u ndryshua në një magnitudë më të vogël.
Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë që u ndje nga Shqipëria deri në Kroaci dhe Itali, u raportua paraprakisht me një magnitudë 6.0 që më pas u ul në 5.7. Por IGJEO thotë se kjo është një procedurë normale e punës së tyre dhe se raportimi bëhet me dy etapa ai paraprak dhe përfundimtar.
Njoftimi i IGJEO:
IGJEO ka detyrë të raportojë me saktësi, por mbi të gjitha, në kohën më të shpejt të mundshme lokalizimin dhe magnitudën e çdo ngjarje sizmik me impakt!
Nga Qendra Kombetare e Monitorimit Sizmik, raportimi i magnitudës kryhet në dy etapa, ai paraprak i shpejtë dhe më pas vleresimi përfundimtar. Vleresimi paraprak kryhet nga sistemi i shpejtë dhe mund të ketë ndryshim në vlerë nga vlerësimi final. Në çdo rast, nuk korrigjohet magnituda, por rivlerësohet nga personeli në detyrë, për të dhënë vlerën finale perfaqësuese! Kjo procedurë është standart ndërkombetar për fushën e sizmologjisë!