Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi teksa ndodhet në Tiranë, ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj anëtarëve të Vettingut dhe të familjarëve të tyre.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet! E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vetingut dhe IMO sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”- shkruan Varhelyi.