Sipas një vlerësimi të publikuar nga ministria Britanike e Mbrojtjes, Rusia është e detyruar të ridislokojë forcat e saj në verilindje të Ukrainës pas dështimeve të fundit. Rusia ende përballet me sfida të konsiderueshme dhe ka qenë e detyruar të bashkojë dhe ridislokojë njësi të rraskapitura dhe të ndryshme nga përparimet e dështuara në Ukrainën verilindore. ”Shumë nga këto njësi ndoshta vuajnë nga morali i dobësuar”, shkruajnë analistët.

”Rusia shpreson të rregullojë problemet që më parë kufizuan pushtimin e saj duke përqendruar gjeografikisht fuqinë luftarake, duke shkurtuar linjat e furnizimit dhe duke thjeshtuar komandën dhe kontrollin”, thuhet në raport.

Pavarësisht përmirësimeve të lokalizuara, mungesa e aftësive në nivel njësie dhe mbështetja ajrore jokonsistente e kanë lënë Rusinë të paaftë për të shfrytëzuar plotësisht masën e saj luftarake”, shtoi inteligjenca britanike.