Britania e Madhe ka paralajmëruar se luftimet do të intensifikohen në Ukrainën lindore gjatë dy ose tre javëve të ardhshme, pasi Rusia sipas tyre, po përpiqet të ripërqëndrojë objektivat e saj.
Në përditësimet më të fundit të mëngjesit, Ministria e Mbrojtjes (MM) ka postuar në Twitter për sulmet ruse pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth qyteteve jugore të Kherson dhe Mykolaiv.
Sipas inteligjencës, rusët po shtyjnë gjithashtu drejt Kramatorsk. Dhjetra njerëz u vranë këtu javën e kaluar kur një raketë goditi një stacion hekurudhor.
Ministria e Mbrojtjes shton se forcat ruse po vazhdojnë të udhëtojnë përmes Bjellorusisë në mënyrë që të ridislokohen në Ukrainën lindore.