Më në fund, Max Allegri ka një arsye për të buzëqeshur këtë sezon, fitorja e pastër 2-0 ndaj Fiorentinës i dhuroi një biletë për në finalen e Kupës së Italisë ku do të përballen me Inter: “Fituam si skuadër. Kush luajti nga fillimi dhe kush u fut në fushë si zëvendësues bëri mirë. Të gjithë kishin dëshirë për të shkuar në finale, ky ishte objektivi jonë.
A e shoh veten në krye të Juves edhe për vitin e ardhshëm? Unë e shoh veten këtu edhe për 3 vitet e ardhshme”, u shpreh Allegri duke shtuar: “Te Juventus luftohet gjithnjë për të fituar. Më vjen keq që humba atë sfidë me Inter në Serie A, pasi ajo ndeshje na nxori nga loja. Vlahovic? Është vetëm 22 vjeç, duhet të jetë i qetë, është i fortë por i mungon eksperienca. Duhet të gjej një ekuilibër mental”, u shpreh ndër të tjera Allegri në konferencë për shtyp.