Inter 3-1 Roma (Dumfries 30′, Brozovic 38′, Lautaro 52′ / Mkhitaryan 85′)
Interi merr vendin e parë. Zikaltërit triumfuan 3-1 ndaj Romës në sfidën e Serie A, në një 90 minutësh që rezultoi më i lehtë seç pritej për kampionët e Italisë. Dyshja Lautaro-Dzeko e sulmit funksionoi më së miri, por mbrojtja dhe mesfusha ishin në një nivel të lartë sot.
Ekipi i Mourinhos do e niste shumë mirë sfidën. Oliviera futet në zonë në minutën e katërt, por krosimi i tij nuk është aspak i rrezikshëm, teksa përfundoi në këmbët e Calhanoglut.
Në minutën e 19-të, po turku Calhanoglu provon nga distanca, por pret portieri.
Në minutën e 30-të, Dumfries merr një top të bukur dhe nuk fal para porte. Festa i takon zikaltërve, që marrin një avantazh të rëndësishëm.
Në të 38-tën, do vinte epërsia e dyfishtë. Brozovic do lëshonte një goditje të bukur dhe të vetmen gjë që mund të bënte Rui Patircio ishte të shikonte topin.
Pjesa e dytë do fillonte aty ku nisi e para. Lautaro Martinez koordinohet mirë me kokë dhe Patricio u mposht për të 3-tën herë.
Minutat e mbetura s’do sherbenin për asgjë, përveç një goli të Mkhitaryan.
Skuadra e Inzaghit kryeson me 72 pikë, 1 pikë më shumë sesa Milan. Roma është e pesta me 58 pikë dhe shikon tashmë Europën në rrezik.