Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në interpelancën e kërkuar nga Ina Zhupa në Kuvend lidhur me pretendimin e saj se Komiteti Shqiptar i Helsinkit është përjashtuar nga Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët u shpreh se KSHH është thirrur por nuk ka ardhur Komision.
Pjesë nga interpelanca e ministrit:
Në lidhje me pyetjen që parashtroi kolegia, ne vjet kemi miratuar ligjin e ri për azil në Shqipëri. Ky ligj përveç se është në përputhje të plotë dhe ka 100% përputhje me direktivën përkatëse të BE, ka sjellë dhe risi pozitive, njëra është statusi i mbrojtjes së përkohshme të azilkërkuesve, një përcaktim që ka qenë në direktivë e BE-së dhe që BE po e aplikon për refugjatët nga Ukraina dhe risia tjetër është ndihma juridike që i garantohet nga shteti çdo azilkërkuesi.
Ky ligj ka përcaktuar që të përbëhet nga 5 dhe jo nga 7 anëtar. Ky është komision ankimi administrativ. Garantohet në bazë të ligjit, e drejta e ankimit për çdo person që shqyrton lejen për azilin që këtë rast është drejtoria brenda Ministrisë së Brendshme.
Pse nuk është më Komiteti Shqiptar i Helsinkit? Megjithëse ligji nuk na detyron dhe apeli përbëhet e ngrihet brenda organit administrativ, ne prapë për hir të një tradite që i kemi dërguar Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një variant të VKM-së, e kishim përfshirë në KSHH dhe nuk kemi marrë përgjigje deri në 29 tetor të vitit 2021, pra më shumë se 3 muaj pa përgjigje. Duke mos marrë përgjigje, vijuam me ngritjen e komisionit dhe gjykuam që jo vetëm Komiteti por edhe çdo organizatë tjetër që mbron të drejtat e azilkërkuese të jenë në mbledhje si vëzhgues edhe për të dhënë opinione.
Kështu u ngrit me 5 anëtarët që përfaqësojnë një aspekt që kanë azilkërkuesit dhe refugjatët në Shqipëri. Duke mos marrë përgjigje, proceduam me 5 anëtarët, por garantoj që në çdo mbledhje do të jenë përfaqësues jo vetëm të KSHH por të çdo organizate jofitimprurëse kur të merret në shqyrtim çdo ankim të marrë nga organi administrativ.