Mëngjesin e sotëm është shpërndarë “linku” për firmosjen e një peticioni, ku i kërkohej Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ambasadoren Yuri Kim të ndërhyjë në institucionet shqiptare.
Ky peticion u firmos dhe u shpërnda edhe nga ish-ministri Ylli Manjani, si dhe u pompua nga ZeniTv dhe Zeni.net.
Kjo nismë është ironizuar nga themeluesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.
Ai thotë se e njëjta opozitë që nuk ka mundur të rrëzojë Ramën nga pushteti për 12 vite, tani nis peticion për të larguar Yuri Kim.
“Opozita e cila 12 vjet s’largoi dot Ramën, po firmos peticion që të largojë Yuri Kim”, shkruan Kreshnik Spahiu.