Fulvio Collovati, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Interit, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”, ku ka folur për dy skuadrat milaneze: “Zikaltrit, për cilësinë e skuadrës dhe zëvendësuesve janë më të fortë, ndërsa kuqezinjve iu mungon një alternativë me nivel ndaj Giroud në sulm.

Nëse shikoj kalendarin them se Interi do ta fitojë titullin, por Milani di ta lartësojë veten në vështirësi dhe gjithçka është e mundur. Bazuar në dëshirën për shëlbim, do të thosha Napoli”.

Ish-futbollisti italian diskutoi shumë tema, përfshirë derbin e Kupës së Italisë: “Unë e shoh Milanin si favorit, ky do të ishte trofeu i parë i Piolit. Edhe nëse në finale mund të gjente një Juventus të motivuar mire, ka shanse për ta fituar kupën.

Lojtarët kyç të dy skuadrave milaneze? Brozovic dhe Leao. I pari është një referencë e vërtetë në kampionatin e zikaltërve, tjetri ka goditjet e një kampioni”.

Dy ditë më parë, Fulvio Collovati, i intervistuar nga “Il Mattino”, analizoi si vijon: “Milani i ka cilësitë për ta fituar titullin, por duhet ende pak përpjekje. Në të vërtetë, duhet një kontribut i madh nga një njeri.

Vetëm duke rikuperuar Ibrahimovic, mundet që Milani ta aspirojë titullin. Zlatan nuk ka qenë asnjëherë aty në praktikë dhe në këtë fazë finale të sezonit nevojitet shumë. Ai duhet ta japë pikënisjen vendimtare, të vendosë “putrën” e kampionit. Skuadrës së Piolit i ka munguar dhe po i mungon ai dhe Rebiç”.