Kemi dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye të sigurisë kombëtae, deklaroi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nga Berlini. “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Ettore Sequi, thirri sot në mëngjes ambasadorin e Federatës Ruse në Itali, Sergey Razov, në Farnesina, me udhëzimet e mia, për ta njoftuar atë për vendimin e qeverisë italiane për të dëbuar 30 diplomatët në shërbim në Ambasadë si ‘personae non grata’”, tha Di Maio. “Kjo masë, vjen në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë, dh u bë e nevojshme për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kuadrin e situatës aktuale të krizës si rezultat i agresionit të pajustifikuar ndaj Ukrainës nga Federata Ruse”, shpjegoi ai.
‘’Moska nuk do ta lërë pa përgjigje vendimin e Romës për dëbimin e 30 diplomatëve rusë’, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. “Rusia do të japë një përgjigje përkatëse,” u tha Zakharova gazetarëve, siç raportohet nga Interfax.