Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se ende nuk ka pasur asnjë reagim për denoncimin që ai ka bërë për vjedhjen e zyrës së tij në selinë e PD, ndonëse kallëzimi është bërë më 13 dhjetor.

Ai u shpreh në një intevistë në “A2Cnn” se i kanë dërguar fjalë se mund ta shantazhojnë për këtë çështje, ndërsa ky i fundit thotë me bindje se ai nuk mund të shantazhohet, pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

“Jam munduar ta mbaj çështjen në nivel politik dhe jo personal. Nëse gjërat kalojnë në nivel personal bëhen të shëmtuara dhe dihet kush humbet. Si deputet, unë kam bërë një denoncim më 13 dhjetor dhe sot që ne flasim jemi në mes të prillit dhe ende nuk kam asnjë përgjigje nga institucioni i akuzës. Kur kjo ndodh me një deputet të Republikës së Shqipërisë, në selinë e PD, në një nga institucionet më të mbrojtura në vend, imagjino se çfarë ndodh me një qytetar të thjesht që ka një problem.