Bota e përditshme, siç e përjetojmë shumica prej nesh, është plot ngjyra dhe e gjallë. Edhe shumica e njerëzve që janë të “të verbër ndaj ngjyrave” i shohin ato, thjesht u mungon aftësia për të dalluar disa nuanca. Sipas “CooperVision”, ekziston një gjendje e quajtur monokromaci ose akromatopsi ku njerëzit shohin vetëm në të zezë, të bardhë dhe nuancat e grisë, por është një gjendje shumë e rrallë, që prek vetëm 1 në 33,000 njerëz.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për të ëndërruar, “The New York Times” raporton se gati 12% prej nesh përjetojnë një botë monokromatike në ëndrrat tona. Kjo është disi e çuditshme. Pse të gjithë njerëzit, vendet dhe gjërat që shohim në jetën tonë të përditshme dhe imagjinata jonë e shthurur e humbasin papritur çdo ngjyrë kur shfaqen në ëndërr? Shkenca, sigurisht, e ka përgjigjen, por mund të mos jetë ajo që prisni.

Ëndrrat bardh e zi mund të pasqyrojnë të kaluarën “AuntyFlo” sugjeron që të ëndërrosh bardh e zi, në fakt, mund të ketë një kuptim simbolik. Nëse vërtet ëndërroni se jeni në një film bardh e zi, ose ëndërroni fytyra nga e kaluara që shfaqen bardh e zi, sikur të ishin foto në ndonjë album fotografik të vjetër, kjo mund të tregojë se ju keni disa çështje të pazgjidhura nga e kaluara.

Ëndrrat bardh e zi mund të përpiqen të dërgojnë një mesazh Një ëndërr bardh e zi mund të synojë të tregojë një problem në të tashmen tuaj, në vend të një problemi që qëndron në të kaluarën. Sipas “Crystal Clear Intuition”, është e mundur që bota bardh e zi që po ëndërroni mund të jetë një shprehje e asaj se si ndiheni në jetën tuaj.

“Sikur të jeni të bllokuar në një botë, jo në atë që keni krijuar, dhe keni hequr dorë nga liria juaj e zgjedhjes për të luajtur sipas rregullave të dikujt tjetër.”