Japonia vendosi sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, duke ngrirë asetet e 398 rusëve.

‘’Masa u miratua nga kabineti japonez dhe përfshin sanksione kundër vajzave të presidentit rus Vladimir Putin dhe gruas së ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov’’, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kryeministri Fumio Kishida njoftoi se Japonia synon të zvogëlojë importet e saj të qymyrit nga Rusia, me qëllim që t’i ndalojë ato krejtësisht dhe të vendosë sanksione të mëtejshme.

‘’Tokio ka qenë në konsultim të ngushtë me partnerët e G7 për të përcaktuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë’’, theksoi Kishida, duke cituar raportet për mizoritë ruse në Ukrainë dhe duke i quajtur ato “krime lufte”.

Grupi G7 i vendeve kryesore industriale përbëhet nga Japonia, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania.