Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë një përditësim mbi trupat ruse të cilët kanë humbur jetën në luftë.
Tashmë Ukraina është në javën e tetë të luftës, ndërsa pretendon se rreth 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.
Ukraina shtoi se 163 avionë rusë janë shkatërruar së bashku me 756 tanke, ndërsa deri më tani Rusia nuk ka reaguar në lidhje me këto shifra të publikuara.