Debat i tensionuar dhe ofendime mes Petrit Vasilit dhe gazetarit Alban Dudushi, teksa ky i fundit e ka pyetur deputetin e LSI nëse ka përgjegjësi për të arrestuarit e çështjes së inceneratorëve që dikur ishin pjesë e kësaj force politike.
Vasili është shprehur se dokumentet e denoncuara nga LSI, janë publikuar menjëherë pasi u kanë rënë në dorë. Ndërsa Dudushi ka insistuar se për inceneratorët po bëhet një gjyq i madh publik që është edhe në dëm të çështjes.
Pjesë nga debati:
Alban Dudushi: Ju a keni përgjegjësi që këta kanë qenë ish-zyrtarët tuaj? A do i nxirrnit këto nëse do ishin akoma në LSI?
Petrit Vasili: Ti nëse je kaq i trashë, mos bëj deficentin tani
Dudushi: Mos u merr me fyerje me mua
Dudushi: Ti dhe shefat e tu janë në hall
Vasili: Ik hani paratë e Tiranës dhe bëni avokatin
Dudushi: Po tregoj hipokrizinë tuaj
Vasili: Problemi qëndron këtu, këto ishin fakte dhe prova të pakundërshtueshme. I nxorrëm në momentin që i patëm. Nuk ishin vetëm indicie, ish ministri Koka ka pasur një debat publik, dhe ka marrë fjalën për të më kundërshtuar mua në 2017-ën kur unë fola për inceneratorët. Ai mori fjalën dhe u mbështet nga Rama.
Dudushi: O Petrit, sa herë ke ndërruar ti krah unë këtu kam qenë
Dudushi: Le mos fol ti për lekë…