Zymbyle dhe Avni Kallo kanë 50 vjet të martuar. Janë romë të lindur e të rritur në Shqipëri e kanë shtëpinë e tyre të thjeshtë në qytetin e Korçës. Nuk janë të pasur, por florinjtë nuk u mungojnë në ditët e shenjuara të jetës.
“I ka nëna ca. Qëkur u martova 14 vjeçe. Kjo tregon që kam një kavalierin tim në jetën time. Orë nuk vëmë neve. Do thotë tjetri sa e ke orën. Nuses i vëmë vëth, varse”, tregojnë çifti.
Ngjyrat karakterizojnë jetën, veshjen, madje edhe flamurin e tyre. E gjelbra simbolizon tokën, ngjyra bojëqielli qiellin dhe rrota e kuqe (e ashtëquajtur Chakra e Ashok-ut) që i referohet i vendlindjes së Romëve (Indisë), simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin.
Veshja ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit. Tradicionalisht, gruaja rome mbart një fund të gjatë, i formuar nga disa shtresa dhe ngjyra të ndritshme.
“Shaminë me zhizha kemi andej. I kemi traditë. Unë i kam bërë vetë dhe i kam. I donim, ishin në modë. Kishin lezetin e saj. Dukej që ishte zonjë grua. Tani nuk bëhen më ato rite t’u bëftë nëna. Jemi fanatikë tani”, tregon Zymbylja.
Romëti karakterizon shpirti artist. Ata janë të njohur në pikturë, skulpturë, botime të përrallave tradicionale folklorike, etj. Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale si: në punimin e metalit, qëndisjen, gdhendjen e bizhuterive, punimin e kashtës. Romët kanë karakteristikë edhe dashuria për kafshët dhe shpendët.
“Kafshët i dua. Kam dhe pëllumba, 79-80. I kam që në vegjëli. Qeflinjë të mëdhenj pas kafshëve. Edhe ujkun e bëjmë për vete. Unë I vëra emër qenit. Roku. E rrita të vogël. Ai do më ruaje derisa të iki e të vij, tregojnë ato.
Populli rom në Europë Minortieti rom, gjithashtu, është i përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri. Ndër fiset kryesore të minoritetit rom në Shqipëri mund të përmendim: figura 2. Fiset kryesore të minoritetit rom në Shqipëri Meçkarët konsiderohen dhe si fisi më i madh dhe më i vjetër në Shqipëri Prejardhja e romëve në Shqipëri vjen nga Turqia e asaj kohe, rreth shekullit 13-14 të cilët kishin emigruar më parë nga India e veriut. Mendohet se mund të jenë mbi 100 000-120.000 romë në vendin tonë. Sot prej tyre ka jo pak vajza e djem që kanë mundur tia dalin. Danieli është një prej tyre.
“Lagjia ku unë jam rritur, është lagjia numër 4 e qytetit dhe doja të prezantoja me këtë pallat. Gjen antarë të shumë komuniteteve dhe minoritete. I ke të gjitha. Fëmijria ime ka qenë shumë e bukur. Shoqëria ima ka qenë e rracave dhe etnive të ndryshme. Familja ime përbëhet nga mami, babi, motra, unë dhe vëllai im. Jam rritur në një familje me të ardhura jo shumë të larta. Prindërit e mi kanë qenë shtysë edhe në çështjen e arsimimit. Në shkollë e kuptova që në një farë mënyre isha ndryshe. Shoku im i klasës, Thanasi ishte i bardhë, ndërsa unë me një pigment më të errët. Kur mbarova ditën e parë të shkollës shkoj në shtëpi dhe i them mamit, po unë pse jam më i errët dhe mami më thotë ti je çokollata ime e qeshur. Këtu çdo gjë ishte shumë ok. Mësuese Elsa më inkurajonte dhe më përfshinte në aktivitete të ndryshme. Shikonte potencial tek unë. Edhe mësuesja e klasës së parë, Meri. Kohët e fundit nuk i vëmë re. Kam hasur bullizëm nga shokë të klasës të cilët më thonin ccfarë do këtu, pse nuk del në treg? Ne nuk kishim fare lidhje me tregun. Ju them prindërve edukoni fëmijët tuaj. I mbushin fëmijët e tyre me një urrejtje kundrejt komunitetit rom. Në një mbledhje me prindër, mamaja ime ishte ulur me mamanë e bullizuesit. Mësuesja tha që Danjelin e kemi më të mirin e klasës, ndërsa mamasë së bullizuesit i tha nuk mëson fare. Kjo zonja mori të birin dhe i tha nuk u bë më mirë se ty ky. Në ato momente mamaja ime kuptoi cfarë përjetova unë dhe filloi të më mbështeste më shumë”, tha Danjeli.
Jo vetëm mamasë, por Danjeli i është mirnjohës edhe mësuese Nikoletës, të cilës Danjeli ka vendosur që ti bëje një suprizë.
“Jam shumë e emocionuar. Ka qenë mbështetje dhe dashuri midis nesh. Të vijë pas kaq shumë vitesh dhe të jetë mirnjohes më emocionon pa masë”, tha mësuesja.
I diplomuar në Tiranë, 12 vite më parë. Ka fituar disa çmime. Ka punuar këshilltar. Danjeli ka edhe një synim. Të hyjë në politikë dhe ti përfaqësoje ato në Parlament.
Përveç ngjyrave vezulluese që karakterizon veshjet e tyre, romët jetojnë dhe në një realitet gri.
“Unë jam 17 vjeç. Fëmijën e parë e kam 1 vjeç. Nuk punoj as unë dhe as burri”, thotë një vajzë e re.
“Ku kemi të ardhura. Fëmijët pa punë. Asnjë të ardhur. Unë ushqehem me riciklim”, thotë një grua.