Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me komandantin rus i quajtur “Kasapi i Buchës” pasi u akuzua për kryerjen e krimeve lufte dhe mizori në këtë qytet, duke zbatuar kështu urdhrin e Putin. Daily Mail shkruan se nënkoloneli Azatbek Omurbekov, komandant i Brigadës së 64-të, është bekuar nga Kisha Ortodokse në fund të vitit të kaluar, ndërsa ai shkruante se; “Historia tregon se ne luftojmë shumicën e betejave tona me shpirtrat tanë’. Omurbekov akuzohet se kreu masakër në Bucha, një qytet në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili u pushtua nga forcat e Kremlinit deri në tërheqjen e tyre javën e kaluar.

Imazhet e tmerrshme të atyre që pretendohet se janë masakra civile të kryera nga forcat ruse në Bucha, kanë shkaktuar një protestë globale ditët e fundit dhe kanë nxitur vendet perëndimore të dëbojnë dhjetëra diplomatë të Moskës dhe të propozojnë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë ndalimin e qymyrit, importet nga Rusia. Korrespondenti i ABC News, James Longman, intervistoi një vendas të quajtur Mykola, i cili tha se ushtarët rusë kishin “vrarë të gjithë burrat nën 50 vjeç” ndërsa shtoi se ata i kishin dhënë vetëm 20 minuta kohë për të varrosur miqtë e tij.

Kremlini i ka mohuar akuzat dhe pretendon se imazhet e civilëve ishin “një falsifikim i papërpunuar” i inskenuar nga vetë ukrainasit. Omurbekov, i cili mendohet të jetë rreth 40 vjeç, iu dha një medalje për shërbimin e jashtëzakonshëm në 2014 nga Dmitry Bulgakov, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, ndërkohë që tani akuzohet për organizimin e përdhunimit, plaçkitje dhe vrasje të qindra civilëve ukrainas. Sipas InformNapalm, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale, thuhet se Omurbekov u bekua nga një prift ortodoks në nëntor të vitit të kaluar përpara se të vendosej në Ukrainë.