Ish-yjet e futbollit, braziliani Kaka dhe spanjolli Iker Casillas ishin përzgjedhur për prezantimin e topit zyrtar të Botërorit ‘Katar 2022’.

Ashtu siç është traditë, topi i turneut më të rëndësishëm botëror ka një emër: ai quhet Al Rihla. Kjo fjalë në gjuhën arabe do të thotë udhëtimi. Është hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në vendet arabe dhe e para herë që evenimenti do të luhet në dimër.

Ky është edicioni i 14-të me radhë që topi konceptohet nga Adidas dhe FIFA pretendon se kjo është sfera më e shpejtë e prodhuar, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ritmit të lojës.