Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.
Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada. Në rrjetet e saj sociale, ajo shihet se bën një jetë luksoze, ku nuk i kursen drekat, darkat, udhëtimet. Por pas fasadës së rrjeteve sociale, duket se edhe ish-bashkëshortja e Stresit bën një punë të zakonshme, si çdo emigrant tjetër.
Në fotot e publikuara, ajo është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës. E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.
Keisi kameriere në klubin e natës në Kanada? Pas famës dhe ndarjes nga Stresi, modelja fsheh profesionin
Në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente. Një fakt të tillë e dinë edhe disa prej ndjekësve të saj, që nuk ia kanë kursyer ironinë në rrjetet sociale. Teksa publikon foto provokuese nga jeta e përditshme apo nga udhëtimet, komentet rreth punës nuk mungojnë.
“Pse bën si modele ‘Instagram’-i, kur punon si girls’ night club”, ka komentua një ndjekës i saj. Nga ana tjetër, Kejsi ka zgjedhur mos t’u përgjigjet, por të largojë të gjitha komentet që lidhen me Stresin apo komentet negative. Kujtojmë se jeta e saj teksa ishte partnerja e Stresit, ishte shumë më ndryshe. Mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ajo dhe Stresi shijonin një histori të bukur dashurie, duke e shndërruar në një personazh edhe në shtypin rozë.
Madje në deklaratat e tyre, çifti thoshte se po organizonte një dasmë luksoze në San Torini, ku veç miqve dhe të afërmve, nuk do të mungonin as VIP-at e shumtë. Por të gjitha këto tashmë i përkasin së shkuarës, pasi Kejsi dhe Stresi janë ndarë, pikërisht pas tradhtive të reperit. I ftuar në emisionin “Ndërrimi i natës”, Stresi ka folur për marrëdhënien e tij me Kejsin.
Lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur është aluduar në media për ndarje apo ribashkime. Në intervistën e fundit përballë Alaudin Hamitit, Stresi është shprehur se do të flasë për herë të fundit për Kejsin dhe se do ta mbyllë këtë temë.
“Ajo më ka pritur kur kam qenë në burg. Pasi kam dalë, çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Kisha nevojë të rikuperohesha dhe u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur kam ardhur në Prishtinë në një emision, aty ka ndodhur një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel të gjithë bashkë, kemi qenë diku rreth 30 veta. Shoku im u ndal diku të merrte një shoqen e vet. Për këtë ndodhi, një keqkuptim shumë i madh mes meje dhe vajzës [Kejsit]. Asaj i kanë thënë gjëra të tjera. Si duket, me zor ka pritur, i ka hipur avionit”, është shprehur Stresi duke qeshur.
Ai ka pranuar se nuk është më me Kejsin dhe se nuk mund të flasë për një rikthim. “E them këtu, aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua, përderisa ka mbiemrin tim akoma. Nuk është e lehtë! Për një mundësi për rikthim, nuk mund të flas. Unë po eci para. Jam shumë mirë aktualisht”.
I pyetur nëse Kejsi vazhdon t’i ruajë kontaktet me nënën e tij, me të cilën ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, Stresi është përgjigjur: “Me nënën time nuk ka më kontakt… Ajo u nxitua, ka bërë një deklaratë që nuk i shkonte…”. Ndërkohë që për martesën nuk preferon të flasë, Stresi ka pranuar se e ka ëndërr të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do të jetë apo jo në një lidhje me nënën e tij.
Vite më parë, Kejsi bëri gjithë publikun për vete, teksa deklaronte dashurinë e saj të madhe për partnerin që ishte në burg. Edhe pse Stresi u arrestua me një femër në hotel, Kejsi jo vetëm e fali, por edhe e priti përgjatë muajve që ai qëndroi në qeli. Duke treguar për një dashuri të madhe, me anë të postimeve, deklaratave, fotove, ajo zbuloi se planet për të ardhmen e tyre vijonin, pavarësisht burgut dhe tradhtisë që e fali.
Në rrjetet sociale ajo ka qenë tepër aktive me postime, foto dhe video të sajat dhe Stresit. Me anë të një pyetësori në “Instagram”, iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ndjekësit. “O Kejs, po n.q.s. në burg është e lejuar të jetë dhe bashkëshortja t’i qëndrojë, ti do ta refuzoje këtë mundësi?” ishte pyetja drejtuar saj. “Më duket keni filluar të më kuptoni tipin me këto lloj pyetjesh. Unë po të kisha mundësinë, do të kisha qëndruar, jo në burg me të, por edhe në vrimën e miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm. Por të jemi realistë, nuk është ndihmë as njërin, as tjetrin ajo gjendje… Por duke qenë njeri që vepron me zemër, kisha ikur me vrap”, tregon ajo.
Në një tjetër intervistë, Kejsi zbulonte detaje nga marrëdhënia, duke u shprehur se nuk ishte xheloze, por gjithçka e merrte vesh. “Nuk jam xheloze, madje jam shumë e kuptueshme. Por fakti që unë jam njeri i thjeshtë dhe që në krah kam një person publik, ndikon. Unë jam shumë e qetë, por kam inat mungesën e korrektësisë, madje kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi pasur zënka.
Ka ndikuar edhe fakti që lidhjen e kemi mbajtur në distancë dhe ka qenë shumë e vështirë. Nëse nuk tregon korrektësi për diçka kaq të vogël sa ora, si mund ta mbash një lidhje nga Kanadaja në Shqipëri? A ruhet ky? E kemi parë që ka ikur edhe nga ballkoni. Unë them gjithmonë po të mos jem në shtëpi me të, nuk fle, se e di që po bën diçka, më ndizet radari.
Ka gjithmonë një mënyrë që të mbërrijë lajmi tek unë edhe kur nuk më tregon ai dhe kjo lidhet me faktin që është person publik. Mua më tregonin ku ishte dhe e pyesja, ai më thoshte jam në lagje dhe nuk e pranonte derisa i çoja foto e kështu zbulonte ‘spiunin’ dhe shkonte zihej me to (shoqet e mia)”, rrëfente modelja, duke lënë të kuptohej edhe problemet e para të këtij çifti që sot vijojnë jetën e tyre veç e veç./ Panorama Plus