Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, nga foltorja e Kongresit të PS, i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me situatën aktuale të partisë me strukturat në terren.
Sipas Ulsi Manjas, partia ka rënë në gjumë në terren dhe gjithçka e pret nga Edi Rama, ndërsa Çuçi u shprehe se me këtë fjali Ulsi Manja iu duk si anëtar i “Rithemelimit” . Sipas Çuçit, në Dibër strukturat e PS thuajse nuk janë ekzistente, por sipas tij në qytete të tjera situata është ndryshe. Si shembull ai solli Beratin ku u shpreh se strukturat në këtë qytete funksionojnë më së miri.
“Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoje një anëtar të Rithemelimit. Dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt edhe ka të drejtë edhe nuk ka të drejtë. Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundër me Dibrën” tha ministri Çuçi.