Forcat ruse aktualisht janë duke i përqendruar sulmet e tyre në Ukrainën lindore në një përpjekje për të kapur qytetet e Popasna dhe Rubizhne në rajonin e Luhanskut. Megjithatë, forcat ruse nuk ia kanë dalë, sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës mbi situatën ushtarake ne vend.
Kievi pret një ofensivë të gjerë ruse në Ukrainën lindore në ditët në vijim.
“Burimet ukrainase zmbrapsën sulmet në tetë zona, në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, duke shkatërruar disa tanke ruse dhe një sistem artilerie një ditë më pare”, thuhet në raport.
Ukraina ka vendosur trupa të forta atje për të kundërshtuar separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk.
“Megjithatë, Moska ka rritur numrin e trupave në zonë gjatë ditëve të fundit. Disa trupa ruse të dislokuara më parë pranë qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv, tani janë vendosur përreth Zyverodonetsk, një qytet i madh afër Rubizhne”, thuhet në raportin ushtarak ukrainas.
“Nëse raporti konfirmohet, kjo do të ishte njësia e parë që tërhiqej dhe ridislokohej në Ukrainën lindore nga luftimet në Ukrainën verilindore”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me seli në SHBA.