Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi dy projekte të rëndësishme në Vlorë, të mbështetura nga Zyra e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes e Ambasadës. Fillimisht ambasadorja Kim u ndal në Akademinë Ushtarake Shqiptare, ku u zhvillua stërvitja e parë në terren ndërmjet Akademisë Ushtarake Shqiptare dhe Shkollës së Studentëve për Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.
Në dy javët e ardhshme, instruktorët nga Nju Xhersi do të zhvillojnë katedrën e Shqipërisë, do të vendosin mënyrat e vlerësimit të kandidatëve dhe do të integrojnë kandidatët për oficerë amerikanë dhe shqiptarë. Ndalesa e radhës e Ambasadores Kim ishte në shkollën 9-vjeçare “Selam Musaj” në fshatin Babicë të Madhe, ku një program i Ndihmës Humanitare së Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ofroi 400,000 dollarë për rinovimin e shkollës dhe mjete të tjera.
Ambasadorja inauguroi shkollën e sapo rinovuar e cila, falë këtij projekti nga EUCOM, tani ka mure të jashtme të rinovuara, një çati të re, dritare dhe dyer të reja, tualete të reja brenda ndërtesës dhe dalje të jashtme emergjence kundër zjarrit.