Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i është drejtuar me një mesazh ukrainasve që janë larguar nga qyteti javët e fundit.
Ai bën thirrje që të mos kthehen pasi nuk është koha e duhur për të ndërmarre një vendim të tillë, ndërsa forsat ruse nuk i ndalin sulmet.
Ndërkohë disa banorë janë kthyer në banesat e tyre ditët e fundit, por kryetari i bashkisë së Kievit tha se ata janë të rrezikuar pasi në lagjen Darnytskyi ka pasur sulme me mortaja gjatë natës.
Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.