Aksionin politik që ish-kryeministri ka ndërmarrë pas shpalljen non grata, i ftuar në një intervistë televizive ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e argumenton se është “ëndrra” e Berishës që të bëhet hero kombëtar, por është një gabim.
Madje, ai shkon edhe më tej, duke thënë se e gjithë këtë “luftë me Amerikën”, po e bën për pasurinë e familjes së tij.
“Ka pasur ëndrra të mëdha për të mbetur hero kombëtar, solli demokracinë, rrëzoi sistemin, përralla, janë por për aq kohë sa i beson populli, pastaj ai ka familjen, ka djalin, vajzën me shumë para, e bëri për të treguar që Amerika kanë gabuar”, tha Klosi.