Asnjë gjykatë vendase apo e huaj nuk ka vendosur për konfiskimin e të ardhurave apo pronës së Albcontrol apo të Republikës së Shqipërisë. Burime ekskluzive për Shqiptarja.com bëjnë me dije se lajmi i dalë në media, se janë konfiskuar 20 mln euro për llogari të biznesmenit Becchetti, nuk është i vërtetë. Të njëjtat burime thonë se procesi në çështjen e biznesmenit Franccesko Beccheti, është në vijim dhe as Republika e Shqipërisë dhe as Albcontrol nuk kanë paguar asnjë cent në favor të Becchetit.

Sipas një lajmi të publikuar sot në media, biznesmeni italian Francesco Beccheti, konfiskoi afërsisht 20 milionë euro, nga të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore. Sipas po të njëjtës medias thuhet se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit dhe këto para, janë konfiskuar nga biznesmeni italian.