Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga kopshtet e reja të ndërtuara për fëmijët e lagjes së vjetër Derede në Krujë.
Në një postim në Facebook, krahas pamjeve Rama shkruan:
MIRËMËNGJES
dhe me një nga kopshtet e reja të Krujës në lagjen e vjetër Derede, ku mbi 100 fëmijë të mbetur pa kopësht nga tërmeti do të kenë kushte që s’kanë nevojë për koment, ju uroj një ditë të mbarë.