Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi miratoi sot dhënien e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majkos, pas vakancës së krijuar nga lënia e mandatit prej ish-deputetit Alqi Bllako.

Celibashi miratoi projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë, Pandeli Sotir Majko”.