Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca me ftesë të ministrit gjerman të Bujqësisë Cem Ozdemir, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin.

Ministrja e Bujqësisë, Krifca, po merr pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Me ftesë të ministrit gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit, Cem Oezdemir sot në Berlin në ministerialin e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit për dialogun e politikave rurale mes Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor”, shkruan Krifca.