Qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, është shkatërruar rreth 70% pas një sulmi nga trupat ruse, tha të dielën Vladyslav Atroshenko, kryebashkiaku i qytetit. CNN shkruan se “pasojat” e sulmit nga Rusia në Chernihiv janë “të rënda”, të ngjashme me pasojat në qytete dhe qyteza të tjera të dëmtuara rëndë si Bucha, ku trupat e civilëve u gjetën në rrugë, si dhe në Kharkiv dhe Mariupol.
Çështjet më urgjente me të cilat përballen banorët është përqendrimi i trupave ruse në kufirin me Bjellorusinë dhe shqetësimet se qyteti do të goditet me më shumë raketa dhe bomba ajrore.
“Rusët lëvizin nëpër Ukrainë si në shtëpi. Dhe fakti që ata u larguan nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen nesër. Duhet rreth një orë e gjysmë që ata të arrijnë tek ne… Sot mund të themi që është qetësi, ka pastrim, ka deminim”, tha ai.