Postimin e tij të mbrëmjes Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar në këtë vigjilie Pashkësh festës së mbarë botës së krishterë.
Kryeministri ka zgjedhur të urojë përmes disa vargjesh që flasin për më shumë dashuri e shpresë të gjithë shqiptarët që kremtojnë këtë festë.
“Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës”, shkruan Rama në rrjetet sociale, në vargjet e radhës së ciklit “Fjalët e Muajit”.