Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë Dojna me datë 8 Mars, teksa tregoi dhe barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja është në pritje të një djali dhe së fundmi ka bërë ekon morfologjike. Ajo ka treguar se kanë parë një pamje të qartë të tipareve të bebushit. Dojna ka shtuar se kjo e ka konfuzuar atë dhe Vlashentin, pasi të dyve iu ngjan si vetja e tyre.

“Keto jane takimet me te bukura ne bote. Sot beme ekon morfologjike e cila eshte shume e rendesishme dhe fale Zotit gjithçka eshte ne rregull, madje kemi edhe nje pamje me te qarte te tipareve te bebushit. Jemi pak konfuze se Vlashentit i duket si vetja, ndersa mua, kopja ime”, ka shkruar moderatorja.