“Ne kemi krijuar një arkivë online për të dokumentuar krimet e luftës.”
Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, në një mesazh të postuar në Twitter.
“Dëshmitë e mbledhura për mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë do të parandalojnë kriminelët e luftës që t’i shpëtojnë drejtësisë,” shtoi ministri.