Nga Spartak Ngjela
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.
Amerikën, po presim, që ajo t’i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar që tani është hedhur i gjithi drejt Moskës e Beogradit.
Dhe kjo goditje antikorrupsion në Shqipëri, kuptohet që është edhe interesi amerikan drejt Shqipërisë, por dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Na duhet të theksojmë se tani është i gatshëm i gjithë legjislacioni antikorrupsion në Shqipëri, kurse të korruptuarit janë hedhur në sulm kundër Amerikës.
I udhëheq Saliu. Domethënë Sulltan Murati i Dytë, dhe bëjnë sikur e kanë mllefin e tyre jo me politikën amerikane, por me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Se ka frikë Saliu të përmendë Amerikën, kuptohet.
Qeshni shqiptarë se këta janë të gjjithë të shitur që paguhen nga Beogradi dhe Moska.
Po tani duhet të jenë drejt fundit të tyre, dhe janë hedhur në sulm, sepse e kanë kuptuar këtë fund të tyren.
Kurse, ne shqiptarët, kemi një thënie të bukur që shprehet: kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të bashkisë.
Ja, kjo është edhe arsyeja e kësaj kohe me histeri anti-amerikane që po shpreh korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë.
Dhe unë mendoj se, në këtë pastrim, nuk do të kursehen as pseudoanalistët beogradas e moskovitë shqiptarë që po shurdhojnë shqiptarët nëpër televizione me antishqiptarizmin e tyre
“Pse i thërrasin këta antishqiptarë nëpër media”, më pyeti me të drejtë dikush?
Të gjithë paguhen kundër Shqipërisë, i thashë unë.
Por, të gjithë do të rreshtin kur ta shohin korrupsionin antishqiptar prapa hekurave, dhe për këtë jam i sigurt.
Por kur? Më pyetën dje kur lexuan një shkrimin tim, se të gjithë shqiptarët janë të paduruar, se ata po i lëndon së tepërmi ligësia e korrupsionit të lartë shtetëror.
Kur të absorbohet Saliu e kompani, do të fillojë vrullshëm pastrimi i të korruptuarëve shqiptarë me ligësi antikombëtare, që janë po njëlloj si otomanët e dikurshëm – ja kjo është përgjigjja ime.
Mendoj se kjo ndihmë me forcën amerikane, për shqiptarët, do të jetë akti i fundit ku Shqipëria dhe shqiptarët do të dalin më në fund nga otomanizmi mbi pesëqindvjeçar që i ka pushtuar.
Të shohim, por duke pyetur:
Pse po vjen në Tiranë zv. ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar? Pse pikërisht në këtë kohë?