Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka kujtuar një thënie të Dritëro Agollit nga Kongresi i PS-së.
Ai tha se edh enjë vit e ndajnë vendin nga zgjedhjet, ndërsa theksoi se duhet të forcohen fuqitë për një mandat tjetër.
“PS është rasti i duhur i një organizate politike ku vetësakrifikimi buron nga shkrirja e ideve. PS është mirënjohëse ndaj dikujt sa çfarëdo të ketë dhënë. na ndajnë vetëm një 1vit nga zgjedhjet, por ne duhet të bëjmë më shumë se sa kundërshtarët. Ju përmenda tim at, socialist i vjetër, por tani dua të përmend një at më të madh, atin e socialistëve, Dritëra Agolli me thënien; ‘kush rreh gjoksin, tremb zemrën’, dhe ne nuk duhet të rrahim gjoksin, pasi gjërat e mëdha bëhen me kurajo dhe zemër.”, tha ai.