Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka nisur me përlotje ngjitjen e saj në podiumin e Kuvendit Kombëtar të PD. Ajo nisi mes lotësh fjalimin e saj.

“Kur dola nga shtëpia për një moment mendoja sikur një Kuvend tjetër më parë të kisha dalë dhe të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve. Ju sot më latë pa fjalë, ju jam shumë mirënjohëse.”, tha Topalli mes lotësh.