Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PS-së, u përgjigje edhe për zërat që thonë se ai nuk i mbron socialistët.
‘Pse po han nga PS sharra e SPAK: Sepse nuk kemi kapur drejtësinë dhe nuk kam bërë shkaka kur kam thënë se dua një drejtësi të drejtë për këtë vend, pasi ky vend është vendi i fëmijëve tanë. Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë dhe të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie, për askënd që thirret nga organet e drejtësisë.
Më vijnë zëra se thonë se ky i gjati nuk të mban të lëshon. E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjestar në këtë familje. Unë jo vetëm që nuk mbaj. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund ti mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari.Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialiste ’- tha Rama.