Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit sipas BBC.

“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimin e saj, por forcat ukrainase kanë rimarrë territorin rreth kryeqytetit ditët e fundit ndërsa forcat ruse tërhiqen.