Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila do të përballet me presidentin aktual Emmanuel Macron në balotazhin e dytë zgjedhor javën e ardhshme, ka thënë se do të propozojë lidhje më të ngushta midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta, sipas skynews.
NATO ka pasur prej kohësh konflikte me Rusinë, të cilat vetëm janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës. Udhëheqësit në aleancën ushtarake perëndimore kanë dënuar pushtimin rus dhe kanë forcuar trupat ushtarakë në frontin lindor për të mbrojtur vendet anëtare.
Le Pen ka thënë gjithashtu se mbështet gjerësisht sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz.
Ajo është përballur me kritika nga rivalët për mbështetjen e saj të mëparshme për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.