Kandidatja e ekstremit te djathte per Presidencen franceze Marine Le Pen, deklaroi sot ne Paris se ne rast fitoreje do ta nxjerre vendin e saj nga NATO. Ajo shtoi se megjithate Franca do t’i permbahet parimit se po u sulmua nje vend anetar, do te konsiderohet se jane sulmuar te gjitha vendet e NATO-s. Pra nje pjesemarrje me kusht sipas saj.
Ajo shtoi gjithashtu se kundershton rolin e Gjermanise brenda Bashkimit Evropian dhe se do te luftoje qe ta ndryshoje situaten ne BE nese zgjidhet presidente. Nuk foli per dalje nga Unioni si ne te shkuaren, por tha se do te shtyje per nje reforme te thelle brenda BE.
Duke folur per Ballkanin Perendimor Le Pen tha se Franca nen udheqjen e saj nuk do ta lere kete pjese te Evropes “nen influencen Ruse, amerikane, turke dhe gjermane”. Nje deklarate qe habit jo pak, pasi perben nje kurse perplasjeje te qarte te Le Pen me shtetet ne fjale.