Moti ditën e sotme parashikohet i ngrohtë dhe me diell, e me temperaturatura që shkojnë deri në 25-26 gradë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe ditën e sotme do të vijojë moti i qendrueshëm. Përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.  Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 23°C                                                                                          në zona e ulëta   7 deri 26°C

në zona bregdetare 9 deri 25° C