Kënga “One Kiss” e Dua Lipës është shndërruar në një himn të fansave të Liverpool, e për këtë Dua ka marrë një mirënjohje nga një legjendë e Liverpool
Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher e ka nderuar këngëtaren kosovare Dua Lipa sonte me një fanellë të Liverpool.
Me numrin 1 Dua është shfaqur bashkë me babanë e saj Dukagjin Lipa. Të tre janë dukur në humor të mirë, teksa Carragher ka shkruar poshtë fotografisë “Possibilities” (shanset).
Kujtojmë se kënga “One Kiss” është shndërruar në një himn për fansat e Liverpool, të cilët tashmë e këndojnë atë krahas këngës “You’ll Never Walk Alone”.
Në anën tjetër, babai i Dua Lipës është i njohur më shumë si fans i zjarrtë i skuadrës londineze, Arsenal e njëjtë para disa kohe ishte edhe Dua Lipa.
Por, si duket fansat e Reds kanë filluar që t’ia marrin zemrën Dua dhe tanimë ajo ka filluar të jetë fanse e Liverpool.
Ndryshe, mediat në Angli kanë spekuluar kohëve të fundit se ylli i skuadrës së Liverpool, Trent Alexander Arnold, është në lidhje me Duan – e cila para disa muajve i ka dhënë fund lidhjes me Anwar Hadid.