DASHI
Falë Marsit sot do jeni më luftarakë dhe shumë më aktivë nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit gjërat kanë qenë si të fjetura, sot do rizgjoheni dhe do dashuroheni me shumë pasion. Do jetë si një fillim i ri për ju të dy dhe shpirti do ju mbushet me gëzim.
Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në një moment krejt të papritur. E gjithë bota do ndryshoje e do marrë më shumë kuptim. Në planin profesional do keni performanca të shkëlqyera. Do përfitoni nga çdo mundësi për ta treguar veten dhe nuk do ndaleni përballë pengesave. Edhe financat do jene me te qëndrueshme.
DEMI
Sot planetët do ju bëjnë shumë realistë dhe nuk do hidhni kurrsesi hapa të gabuara. Ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe ndonjë konflikt të vogël në orët e para të mëngjesit, por do i kuptoni shpejt gabimet dhe do i ndreqni ato. Mesdita dhe mbrëmja kanë për të qenë më të bukurat.
Ju beqarët me shumë mundësi do afroheni me persona të shenjës së demit që do ua zbukurojnë jetën. Në punë herë pas here mund të ndiheni konfuzë për rrugën që duhet të ndiqni për të arritur ku doni, por eprorët do iu japin një dorë. Për menaxhimin e financave do ndiqni strategji strikte.
BINJAKËT
Sjellja juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë herë pas here probleme. Nëse keni një lidhje Dielli dhe Marsi do bëjnë të pamundurën për t’iu bërë të logjikoni, por ju sërish do ecni me mendjen tuaj. Debatet do fillojnë në mesditë dhe do vazhdojnë deri në mbrëmje.
Ju beqarët nuk do e gjeni dot partnerin e jetës edhe pse do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme. Në punë do qëndroni në qetësi dhe nuk do kërkoni as meritat që do ju takojnë. Ky në fakt do jetë gabim i rëndë. Financat nuk do jenë specialiteti juaj, megjithatë do arrini do arrini t’i mbani nën kontroll.
GAFORRJA
Sot një përson i shenjës së Dashit do nxitë shpirtin e iniciativës dhe dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Do luftoni fort për gjithçka dhe ne fund do ja dilni. Ju të dashuruarit do jetoni në një ambient tej mase të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do arrini t’i sqaroni që në orët e para të mëngjesit.
Ju beqarët do jeni shumë të sigurt për hapat që do hidhni dhe do e bëni për vete këdo që do pëlqeni. Në punë do jetë Marsi planeti që do ju japë forcë dhe kurajë. Mund të nënshkruani edhe kontrata sot. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie.
LUANI
Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja.
Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.
VIRGJËRESHA
Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar.
Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur ne veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.
PESHORJA
Ka mundësi të mos ju kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe do e lini veten më të lirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë shumë i dashur me ju dhe do ju përkëdhelë pafund. Të gjithë do ju kenë zili për dashurinë që do merrni gjithë kohës.
Ju beqarët do pëlqeheni më shumë për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që keni. Do merrni më shumë ftesa për të dalë nga sa e kishit imagjinuar. Në punë mund të ndodhe një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt. Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën në kontroll.
AKREPI
Hëna dhe Mërkuri me ndikim të njëhershëm do ju bëjnë herë sulmues e herë mbrojtës sot. Ju që keni një lidhje do luftoni fort sot, por nuk do arrini dot ta ulni tensionin. Debatet dhe fjalët e rënda nuk do mungojnë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk do bëjë përpjekje për të risjellë harmoninë.
Për beqarët do ketë takime, por nuk do shkojnë më shumë sesa ndonjë darkë e këndshme. Në punë do ju duket sikur askush nuk i merr për bazë ato që bëni ju dhe ka rrezik të braktisni gjithçka. Edhe financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mos ngurroni ta pranoni mbështetjen e familjarëve.
SHIGJETARI
Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër.
Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.
BRICJAPI
Sot nuk duhet ta ulni kokën për asnjë moment dhe nuk duhet të dorëzoheni pavarësisht pengesave. Hëna dhe Plutoni do ju ndihmojnë të vendosni më shumë rregull. Nëse jeni në një lidhje do jeni më bujarë me partnerin dhe do arrini te të merreni vesh më mirë. Do doni të kënaqni dhe të kënaqeni njëkohësisht.
Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes para se të bëni një zgjedhje sepse ajo do ndikojë gjithë të ardhmen. Për punën nuk do jetë një ditë delikate, megjithatë mos prisni as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Financat duhet t’i keni më shumë nën kujdes dhe keni për ta parë që gjithçka do stabilizohet.
UJORI
Dielli dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të përdorni fjalët për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do bëni deklarata akoma më të forta dhe mund të mendoni edhe për ndonjë mbrëmje romantike. Në sytë tuaj jeta juaj në çift do jetë prioritet.
Ju beqarët do ndiheni më të lirë dhe do keni edhe teknikën e duhur për të joshur cilindo që do pëlqeni. Në punë do keni argumentet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Për ju asgjë nuk do jetë e vështirë. Në planin financiar do keni këshillues shumë të mirë dhe situata ka për t’u përmirësuar goxha.
PESHQIT
Sot do jeni më të përshtatshëm me gjithçka dhe më dinamikë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos jeni posesivë, të mos kërkoni nga partneri gjëra të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër mendoni të bëni disa gjëra të veçanta për të ndezur atmosferën.
Ju beqarët d gjendeni përballë personat me tipare të ndryshme dhe nuk do dini cilin të përzgjidhni. Në punë do jeni më kompetentë dhe stimulues. Edhe pse ne disa momente mund të lodheni nuk do e lëshoni veten. Financat do i shpenzoni me më shumë maturi dhe gjendja kë për të mbetur e mirë.