Sali Berisha dhe Flamur Noka janë duke bërë një lojë të pisët në Kukës, me zgjedhjen e paligjshme të kryetarit të ri të PD-së.
Gara në Kukës ishte hapur qysh në shkurt dhe u angazhuan në fillim 3 kandidatë:
1. Irel Elezi (vëllai i Ibsen Elezit dhe djali i Isa Elezit, themeluesit të PD në Kukës)
2. Sabah Cena (kryetar i lagjes Kukës)
3. Fasli Germizi (sekretar i Pergjithshem PD, dega Kukës)
Pasi të tre bënë 2 muaj fushatë në Kukës dhe i kërkuan votëbesimin anëtarësisë së Kukësit, vetëm në fillim të kësaj jave Flamur Noka i thirri ata që i ka nën kontroll (Sabahun dhe Fasliun) në Tiranë dhe i urdhëroi të tërhiqen, për t’i hapur vend kandidatit të planifikuar nga Sali Berisha për Kukësin: Admir Sinamati.
Kjo gjë bëhet me dije nga një prej ish-kandidatëve, Fasli Gremizi.
“Te nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, anëtarë të organizatave partnere : LDG dhe FRPD – Dega Kukës;
Në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Udhëzimit Nr. 5/1(i ndryshuar) për zgjedhjen e kryetarit të degës , anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve të Kuvendit Kombëtare, u përcjell njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale të PDSH-së, për miratimin e kandidaturave dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar të PD – Dega Kukës
– Kandidaturat e miratuara janë :
1- Admir Sinamati
2- Irel Elezi
Zgjedhjet mbahen ditën e diel më 17.04.2022
Ora 10:00 deri 17:00
Pallati i Kultures “Hasan Prishtina “
Duke uruar kadidatët,
Suksese dhe na shkoftë mbarë”, shkruan ai.
Kush është Admir Sinamati?
Ai ka qenë një nga levat e Sali Berishës dhe për shumë vite drejtori i Mjeko-Kriminalistikës në Tiranë! Nën të tjera ai akuzohet se ka fallsifikuar dosjen e Kosta Trebickës.