Barcelona është eliminuar nga Evropa Liga. Katalonasit u mposhtën në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2:3.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani përfundoi baraz 1:1, kurse gjermanët ishin fantastikë në Spanjë, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Frankfurti në gjysmëfinale do të përballet me West Hamin, kurse objektivi i vetëm i Barcelonës këtë sezon mbetet kualifikimi në Champions League përmes njërës nga katër pozitat e para.

Aubameyang ishte lojtari më i dobët me notë 6.0 nga SofaScore. Me notë të dobët u vlerësua edhe porteri Ter Stegen 6.2.

Lojtari më i vlefshëm nga Barcelona është shpallur Ousmane Dembele me notë 8.1.