Ushtria ruse mund të ketë humbur 23,000 burra që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Këto shifra janë bërë të ditura nga Ministria e Mbrojtjes së Kievit, ndërsa ka bërë një bilanc të situatës së luftës në vend.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes së Kiev, ushtria ukrainase ka shkatërruar 986 tanke, mbi 2 400 automjete të blinduara luftarake , 435 sisteme artilerie, 189 avionë, tetë anije dhe 155 helikopterë.
Ndërkohë nga ana e tij Kremlini nuk ka treguar bilancin, por thjesht ka pranuar se ka pësuar humbje të konsiderueshme trupash, shkruajnë mediat italiane.