Presidneti francez Emmanuel Macron, i intervistuar nga ”France 2”, deklaroi se do të ketë kontakte të reja telefonike në ditët e ardhshme si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndërkohë, i intervistuar nga e përjavshmja ”Le Point”, kandidati presidencial që do të sfidojë Marine Le Pen në balotazhin e 24 prillit, justifikon kontaktet e shumta me presidentin rus.
”Nëse nuk flet më me këdo, atëherë nuk do ta dimë më se deri kur do të jetë kjo gjendje. Ky është obsesioni im me të. Duhet të ndalosh që rreziku të bëhet i pakthyeshëm”, paralajmëroi Macron duke shtuar se beson “shumë pak në aftësinë për ta ulur Putinin rreth një tryeze negociuese në një afat të shkurtër”. Sipas Macron, kreu i Kremlinit ka vendosur të mos ndalet në Ukrainë, edhe sepse ai ka nevojë për një fitoreje ushtarake, edhe pse është i vetëdijshëm se Ukraina nuk do t’i përulet vullnetit të tij.
”Në këtë kontekst, qyteti i Mariupolit, në të cilin fokusohet ushtria ruse, është ndoshta obsesioni i saj sepse është një simbol i Ukrainës”, tha ai. ”Rusia përpiqet të korrë një fitore dhe të synojë një procesion ushtarak më 9 maj, një datë shumë e rëndësishme për të dhe për Rusinë”, vijon Macron. I pyetur për arsyet që e shtynë Putinin të pushtojë Ukraina, kreu i Elysee beson se “pakënaqësia e tij është kthyer në paranojë”.