Ministria e Arsimit në Malin e Zi është vendosur në gatishmëri pas një alarm për bombë në 41 shkolla fillore në vend. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezeviç, i cili thotë po ashtu se mësimi është ndërprerë.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se forcat policore ndodhen nëpër shkolla dhe po kryhen kontrolle. Deri më tani është mësuar se në shkollat e Rozhajës nuk ka mjete shpërthyese. Ndërkohë në mëngjes janë evakuuar shkollat në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Kolasin, Herceg Novi, Budva, Cetinje, Andrijevicë, Ulqin, Kotor, Rozhajë, ndërsa raporte për bombë kanë mbërritur dhe në Komunën dhe në gjykatën e Tivarit.
“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkollë. Ne do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, është mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore në Mal të Zi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviq, ka thënë për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi se për shkak të panikut, Ministria ka marrë vendim që për sot të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat në Mal të Zi.
“Ministria e Arsimit ka informacione se 41 shkolla kanë marrë njoftim për bombë dhe vetëm në ato shkolla është ndërprerë mësimi. Jemi në kontakt me Policinë nga e cila presim vlerësimin e situatës dhe do të njoftojmë pas kësaj”, theksoi zëdhënësi.